(VIDEO) Kryeqyteti është në dhjetëshen e fundit sipas pëlqimit të banorëve me institucionet kulturore dhe hapësirat e gjelbra në qytet

by admin
Spread the love

Me shifrë 27 %, Shkupi qëndron në vendin e fundit sipas asaj se sa të kënaqur janë banorët e tij me shërbimet shëndetësore në qytet. Kryeqyteti është në dhjetëshen e fundit sipas pëlqimit të banorëve me institucionet kulturore dhe hapësirat e gjelbra në qytet. Ndërsa, për sa i përket opinionit të banorëve të tij për cilësinë e ajrit, kryeqyteti mban gjithashtu vendin e fundit, me vetëm 12%.

Shkupi qëndron keq edhe në një kategori tjetër, ku rreth 84% e banorëve të kryeqytetit janë dakord se ka korrupsion në administratën publike lokale të qytetit.

Sipas asaj që vërehet, Shkupi është ndër qytetet me pikët më të ulëta, gjegjësisht banorët e tij nuk ndihen të kënaqur me cilësinë e jetës në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, sipas Raportit të Bashkimit Europian për cilësinë e jetës në qytetet europiane për vitin 2023, rreth 90% e banorëve të Bashkimit Europian janë shprehur se janë të kënaqur me jetën në qytetin e tyre, transmeton portali “Schengen Visa News”.

Raporti vë në dukje edhe rezultatet e perceptimit të cilësisë së jetës së banorëve të qyteteve që nuk janë në shtetet anëtare të BE-së. Gjegjësisht, mbulon gjithsej 83 qytete në shtetet anëtare të BE-së, pasuar nga vendet e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Mbretëria e Bashkuar, Ballkani Perëndimor dhe Turqia. /SHENJA/

MARKETING



You may also like