(VIDEO) Kryeparlamentari Mitreski për vazhdimin e afatit të pasaportave: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen

by admin
Spread the love

Nesër Kuvendi pritet të vendosë për shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportave. Ndërkohë, i pyetur se nëse shumica në Kuvend nesër do ta mbështesë vazhdimin e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, u përgjigj se marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen me një ligj tjetër. Mitreski tha se gjatë ditës së sotme e ka shtuar  rendin e ditës për mbledhjen e nesërme për ligjin e dokumenteve të udhëtimit, ndërsa lidhur me mbështetjen e deputetëve thotë se vendimet i sjellin vetë grupet e deputetëve.

JOVAN MITRESKI, KRYETAR I KUVENDIT

“Sipas informatave që i marr është se ai ligj nuk do t’i zgjidhte problemet dhe se është në kundërshtim me nenin 118 të Kushtetutës në kuptim të asaj se marrëveshjet ndërkombëtare janë pjesë e qarkullimit të brendshëm juridik dhe faktikisht nuk mund të ndryshohen me një ligj tjetër, kështu që vendimi përfundimtar do të kumtohet gjatë ditës”.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja opozitare javën e kaluar bëri thirrje për mbështetje nga shumica në pushtet për vazhdim të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit. Sipas tyre, nevojiten 15 deputetë nga pushteti, të cilët së bashku me deputetët e VMRO-DPMNE-së, do ta votojnë ligjin për vazhdim të vlefshmërisë së pasaportave. Në të kundërtën thotë ata duhet të heqin dorë nga pasaportat e veta diplomatike, me të cilat udhëtojnë pa pengesa, kudo që dëshirojnë.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski javën e kaluar, deklaroi se i kotë do të jetë ndryshimi i ligjit me të cilin do të propozohet afati i kohëzgjatjes së pasaportave me emrin Republika e Maqedonisë, sepse kjo duhet të harmonizohet me Greqinë dhe me BE-në. Ai theksoi se Qeveria duhet të sigurojë pajtueshmëri nga vendet-anëtare të BE-së nga pala tjetër nënshkruese – Greqia, e më pas të bisedojë për ndryshim të ligjit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like