(VIDEO) Kryeministri Xhaferi takohet me përbërjen e re të antikorrupsionit, i premton mbështetje

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik Talat Xhaferi u takua me  kryetaren e sapo zgjedhur të komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit Tatjana Dimitrovska dhe me anëtarët e përbërjes së re të Komisionit, njoftojnë nga qeveria. Nga atje thonë se Xhaferi ka theksuar se Komisioni ka mbështetjen në realizimin e obligimeve ligjore. Në takim u ndanë qëndrimet e përfaqësuesve të Komisionit për procesin e vazhdueshëm të zhvillimit të KSHPK-së, me qëllim të forcimit të statusit të saj, si dhe për zbatimin efektiv të kompetencave ligjore në fushën e parandalimit të korrupsionit.

 QEVERIA E RMV-SË

“Bashkërisht është konstatuar pajtimi se sundimi i të drejtës  është një nga prioritetet kryesore për të gjithë qytetarët e RMV-së dhe në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Dhe se në këtë drejtim nevojiten përpjekje të përbashkëta, të konsoliduara nga të gjitha palët, të gjyqësorit, të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv,si dhe nga publiku, për arritjen e rezultateve të pritura”.

Në lidhje me temën aktuale të organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare, nga qeveria njoftojnë se bashkarisht u theksua se duhet fokus nga të gjitha subjektet politike, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, drejt zhvillimit të zgjedhjeve transparente, korrekte dhe demokratike sipas standardeve dhe praktikave evropiane veçanërisht me atë se RMV-ja aspiron për hapa të mëtutjeshëm në procesin e integrimit evropian, për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like