(VIDEO) Kryeministri: Lista e produkteve me TVSH të rritur është e drejtë

by admin
Spread the love

Vendimi për rritjen e TVSH-së për qindra produkte pa dijeninë e opinionit, për kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, është vendim fer dhe vendim i mirë. Duke arsyetuar rritjen e çmimimeve të produkteve, kryeministri thotë se vendi ynë ka normën bazë të TVSH-së më të ulët nga vendet e rajonit. Madje, shtoi se është i vetëdijshëm që nuk është e lehtë, prandaj kanë bërë rritje të pagës minimale, të pagës mesatare, të pensioneve.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Sa i përket TVSH-së, nuk ka asnjë rritje, duke pasë parasysh se ne jemi shtet që në krahasim me rajonin, kemi normën më të ulët të TVSH-së. Nëse i shihni fqinjët tanë 21% në Greqi, 20% në Serbi, 25 në Kroaci, 20 në Shqipëri, Maqedonia e Veriut ka normë bazë të TVSH-së prej 18%. Kur shkojmë te lista e produkteve me normë preferenciale, RMV ka listën më të gjatë të produkteve me normë preferenciale prej 5%, 1600 produkte, pra, të gjitha produktet bazë që përdoren në sasi më të mëdha dhe me masë të madhe tek amvisëritë dhe qytetarët tanë”.

Kovaçevski ka rikujtuar se ka një numër të caktuar të produkteve që gjithashtu janë me normë preferenciale, por prej 10%, ndërsa norma bazë e TVSH-së është 18%”. Rritja e TVSH-së për 10% është bërë tek produktet që sipas Kovaçevskit, konsiderohen si luksoze dhe jo bazike.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Lista e produkteve që konsiderohet luksoze dhe lista e produkteve që konsiderohen si jo bazike në pjesën më të madhe të amvisërive, një pjesë e tyre jo edhe aq të shëndetshme si psh çipsi ose produkte të ngjashme për të cilat çdo mjek do ju thotë se nuk është mirë të jenë pjesë e ushqimit të përditshëm, gjithashtu ndodhen në në normën e autorizuar prej 10%”

Kryeministri këmbëngul që kjo listë e rritjes së TVSH-së së qindra produkteve, ka qenë prej kohësh në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe i qasshëm për gjithkënd. Gjithashtu sipas tij, këtë vendim Qeveria e ka marrë me konsultim të Odave ekonomike dhe palëve të tanguara.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like