(VIDEO) Kryeministri i bindur se do të ndryshojë ligji për personat në listën e zezë të SHBA-së

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski është i bindur se do të bëhen ndryshime ligjore për personat në listën e zezë të SHBA-ve, të cilat do të mundësojnë ngritjen e procedurave për subjektet që janë nën sanksione nga ana e SHBA-ve.  Ndryshimet ligjore janë drejt finalizimit, dhe do të shqyrtohen në njërën nga dy seancat e fundit të qeverisë.

Dimitar Kovaçevski

“Siç më ka informuar njëri nga ministrat  që merrë pjesë në punë, më ka thënë se ligji është i finalizuar, mundet që edhe ndonjëri prej ministrave të kyçur të japë vërejtje plotësuese, megjithatë nëse është i finalizaur, ai do të jetë në seancën e sotshme, nëse jo, më së voni të të jetë në seancën e radhës, por gjithsesi ligj do të kalojë”.

Kovaçevski shtoi se anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm vendosjen e një flamuari para institucioneve zyrtare, por edhe futjen e standardeve, sundimin më të madh të ligjit dhe llogaridhënien.

Dimitar Kovaçevski

“Këto ndryshime do të mundësojnë edhe përfshirjen e personave dhe bartësve të funksioneve publike dhe në këtë mënyrë do të hapet hapësira, evidencat që ata kanë, të ndahen me institucionet tona, në mënyrë që të merren vendimet e duhura nga autoritetet përkatëse”.

Qytetarët dhe kompanitë e vendit që përfundojnë në listat e zeza të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare do të ndjejnë sanksione nga autoritetet vendase.

Koço Angjushev, Orce Kamçev, Ramiz Merko, Sasho Mijallkov, Nikolla Gruevski janë vetëm disa nga personat që kohëve të fundit u gjendën në “listën e zezë” të SHBA-ve.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like