(VIDEO) Kriza energjetike, Qeveria këmbëngul që kompanitë ta zbatojnë planin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Ekonomisë njofton se do të kërkoj përgjegjësi të gjithëve të cilët nuk do t’i realizojnë planet që i kanë dorëzuar në Qeveri për prodhimin e energjisë elektrike deri në fund të vitit. Megjithatë, ministri Kreshnik Bekteshi, theksoi se me siguri nuk do të realizohet plani për prodhimin e energjisë elektrike për këtë vit.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Me siguri në pjesën e bilansit nuk do të realizohet ajo që është planifikuar në pjesën e prodhimit të resurseve vendore. Prandaj edhe kemi publikuar gjendje krize me qëllim që të mund të injektojmë mjete nga Buxheti në kompanitë energjetike, ndërsa një pjesë e atyre mjeteve nga 65 milionë euro të cilat do të shkojnë drejt ESM-së dhe MEPSO-s natyrisht se janë për furnizimin e energjisë elektrike që të realizohen nevojat e konsumit, qoftë për energji bazë ose për kulme kur më shumë shpenzohet energjia elektrike nga ana e amvisërive”.

Sipas tij, në Qeveri është biseduar të rritet prodhimi vendor, si dhe për rritjen e nxjerrjes së thëngjillit, veçanërisht për nevojat e REK Bitola.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Tani më janë dhënë udhëzime që të përfshihet edhe TEC Negotinë dhe të bëhet partneriteti publik privat me Odën ekonomike dhe të gjitha palët e interesuara që të mund të furnizohet mazut dhe të vendoset në funksion për të cilin tani më janë siguruar sasitë e thëngjillit. Tani më kemi oferta dhe është sjell vendim nga ana e ESM-së”.

Ai theksoi se në mëngjes ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të SHA ESM Vasko Kovaçevski i cili i ka thënë se bëhen përpjekje  që të vendoset në funksion blloku shtesë në REK Bitola.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like