(VIDEO) Kreu i Statistikave: Rezultatet e regjistrimit të popullsisë më 30 mars

by admin
Spread the love

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë do të publikohen më 30 Mars. Drejtori i Entit të Statistikave Apostoll Simovski, u shpreh se rritja e numrit të popullsisë, është vetëm iluzion. Për 24 vesti, Simovski tha se për publikimin e rezultateve, janë duke përgatitur eventin në sallën e Filharmonisë.

Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikave

“Në regjistrim, çdo qytetar kishte të drejtë të shkruhet ashtu siç ka vlerësuar. Është iluzion të pritet që do të ketë rritje të popullsisë kur ka rritje të emigracionit”.

Strategjia demografike e bërë para 16 vitesh sipas Simovskit ishte e gabuar.

Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikave

 “Para 16 viteve u bë strategji demografike, e cila ishte shumë e gabuar. Po na migrojnë të rinj të cilët sjellin natalitet. Duhet lloj tjetër i politikës. Edhe kur do të bëhen masat më të mira nuk duhet të pritet bum demografik. Çdonjëri prej nesh ka mundësi për punë kualitative, faktori i dytë- mundësia për arsim kualitativ, duhet edhe shëndetësi kualitative dhe komunikim i mirë dhe e pesta, nevojat njerëzore mund të kënaqen gjithkund. Problem është edhe me migrimin e brendshëm”.

Regjistrimi u realizua nga 5 deri 30 shtator të vitit 2021. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave të publikuara menjëherë pas realizimit të popullsisë, ishin regjistruar 1.832.696 persona, 568.175 amvisëri dhe 837.255 banesa.

Regjistrimi i fundit në vend u mbajt në vitin 2002, sipas të cilit popullsia e përgjithshme ishte 2.022.547.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like