(VIDEO) Kreu i Kuvendit nesër shpall zgjedhjet presidenciale

by admin
Spread the love

Të mërkurën kryetari i Kuvendit Jovan Mitrevski, në pajtim me Kushtetutën, pritet ti nënshkruaj dhe shpall zgjedhjet presidenciale. Ai në një intervistë për MIA-n është shprehur se ende nuk e din nëse do të shpall në të njejtën kohë edhe zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas afateve duhet të shpallen 70 ditë para zgjedhjeve.

Jovan Mitrevski, kryetar i Kuvendit

“Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 14 shkurt sepse është detyrimi im kushtetues, detyrim që buron nga Kushtetuta. Në Kushtetutë shkruhet nga 70 deri në 90 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve. Në fakt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është 24 prilli, që do të thotë se 70 ditë përpara është 14 shkurt dhe më pas do të shpallen zgjedhjet presidenciale. Nuk kam marrë ende vendim nëse zgjedhjet e rregullta parlamentare do të shpallen në të njëjtën ditë. Jam duke bërë disa konsultime me shërbimet në Kuvend. Nëse nuk ka pengesë, pse të mos e bëjë në të njëjtën ditë”.

Se kur mund të pritet anëtar i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ai thotë se aktualisht është ngecur puna në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime ku ka dy propozime.

Përndryshe, edhe pse zgjedhjet po afrohen, partitë politike ende nuk i kanë shpalosur kandidatët e tyre për president, përveç partisë “E Majta”, kurse në opinion tërë kohës përfliten emra të ndryshme.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar të mbahet për më 24 prill, kurse rrethi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like