(VIDEO) Kovaçevski: Zgjedhjet janë me rëndësi strategjike, nuk mund të bëhen me shantazhe

by admin
Spread the love




Kreu i Qeverisë edhe një herë ua ka mbyllur derën partive politike opozitare që po ritheksojnë kërkesën e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kërkesë që e arsyetojnë me paaftësinë e Qeverisë, sipas tyre, për të zgjidhur krizën. Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, mbajtja e zgjedhjeve është një proces i ndjeshëm për qytetarët edhe për shtetin, prandaj ato nuk mund të mbahen sa herë që kërkon ndonjë parti politike e etur për pushtet dhe për protagonizëm.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Zgjedhjet janë proces me rëndësi strategjike. Nuk mund të jenë objekt shantazhi. Zgjedhjet janë për qytetarët. Po e përsëris se nuk funksionoj nën shantazh dhe presion. Do të ketë zgjedhje në 2024 dhe kjo është një çështje e përfunduar. Çështja e ndryshimeve kushtetuese është serioze dhe çështje shtetërore, nënkupton përfundimin e procesit për hapjen e kapitujve në procesin e nisur të negociatave me BE-në. Është duke u realizuar skriningu dhe tani gjithçka varet nga ne për ecjen përpara në rrugën evropiane”

Kovaçevski ka bërë thirrje për konsensus të gjerë social dhe politik për rrugën evropiane të shtetit. Ai deklaroi se të gjithë duhet të punojnë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Sipas Kovaçevskit, ky proces ka filluar dhe mund të pengohet nga partitë që e kundërshtojnë, si VMRO-ja dhe partia E Majta.  /SHENJA/


You may also like