(VIDEO) Kovaçevski: Unë nuk do të jem pjesë e qeverisë teknike, do të drejtojë fushatën e LSDM-së

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se qeveria teknike është obligim ligjor dhe partitë politike nga pushteti dhe opozita duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe ta mbështesin në Kuvend. Ai është i mendimit se ka kohë të mjaftueshme për të kryer formalitetet dhe për të votuar të dielën.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Unë nuk do të jem ministër në qeverinë teknike, por do të udhëheq fushatën e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme. Sa i përket qeverisë teknike, është detyrim ligjor dhe të gjithë ata që marrin pjesë në qeverinë teknike, pra partitë politike nga pushteti dhe opozita, fillimisht duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe të mbështesin qeverinë në Kuvend. Ka mjaftueshëm kohë deri të dielën për të kryer ato formalitete dhe të dielën do të kemi një votim që do të na japë një qeveri teknike e cila do ti realizojë zgjedhjet.

Kovaçevski theksoi se të gjithë duhet të punojnë sipas ligjit dhe parimeve demokratike. “Ju propozoni ministra dhe i mbështesni ata ministra, nuk mund të prisni të propozoni ministra dhe dikush tjetër të mbështesë ministrat tuaj. Një gjë e tillë nuk ekziston në praktikën botërore dhe mendoj se ka mjaft ditë për ta bërë deri të dielën”,  tha Kovaçevski duke iu referuar qëndrimit të deritanishëm të VMRO-DPMNE-së se nuk do ta votojë qeverinë teknike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like