(VIDEO) Kovaçevski të enjten do t’ia lëshojë vendin Xhaferit

by admin
Spread the love

Nën moton “Vit i mundësive evropiane”, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur konferencën vjetore, me ç’rast u bë përmbledhja e punëve që shënuan vitin që lamë pas dhe punën që do të bëjnë këtë vit, ku morën pjesë krerët shtetëror. Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, përmendi disa të bëra që Qeveria aktuale, sikurse ngritja e pagave në të gjitha sektoret, ekonomi në rritje, pensione më të larta, shëndetësi më të mirë dhe cilësi në arsim. I pari i Qeverisë tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është dhe nuk mund të jetë një premtim parazgjedhor që nuk do të realizohet kurrë.

Ndërkohë, zv/kryeministri Artan Grubi, në fjalimin e tij përmendi Rusinë si faktor për destabilizim të situatës në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e rajonit, duke potencuar se e vetmja mënyrë që vendi të vazhdoj rrugëtimin europian dhe të mos ndikohet nga politika pro-ruse.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Rusia me elementet e saj ka nxitur protesta dhe situata konflikti në vendin tonë. Projekti më i madh infrastrukturor në vend është Korridori 8 dhe 10D, projekt i penguar me vite nga Rusia, nga kompanitë ruse. Eksponetët rus i kemi gjithkund, për të prishur funksionin e mirë të kësaj qeverisje dhe miqësinë e mirë me gjithë aleatet tanë, ndaj me Frontin Europian po bashkojmë forcat dhe po ruajmë atë që e krijuam me mund”.

Dy vitet e fundit mund t’i konsiderojmë si më të suksesshmit në integrimin evropian që nga viti 2005, duke qenë se negociatat i kemi nisur në vitin 2022 dhe kemi përfunduar një 15-mujor të procesit të skriningut të suksesshëm. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq.

BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJET EVROPIANE

“Makina evropiane maqedonase është në flakë, varet nga ne, nga ky vit i mundësive 2024, nëse ajo makinë evropiane do të ndalet apo do të vazhdojë dhe do të arrijë në 2030 në BE. Jam i bindur se duhet të vazhdojmë dhe do të vazhdojmë dhe do të arrijmë atje ku duam, për të cilën punojmë prej 30 vitesh”.

Mariçiq gjithashtu  iu referua Planit të Rritjes, për të cilin tha se është rezultat i momentit të ri pas agresionit rus, si një nxitje nga BE-ja për vendet kandidate dhe që ka rezultuar nga iniciativat si të vendeve kandidate, ashtu edhe të vendit tonë, siç tha ai, një forcë udhëheqëse në këtë, për të marrë përfitime para anëtarësimit në BE. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like