(VIDEO) Kovaçevski: Qëndrimi i ambasadorit Kopp është i mirë, por nëse dikush është nën presion ta thotë me emër dhe mbiemër

by admin
Spread the love

“Qëndrimi i ambasadorit Kop është në rregull, por nëse dikush ka presion, duhet ta thotë me emër dhe mbiemër”.  Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për deklaratën e ambasadorit të Holandës Dirk Jan Kop, që ndikimi politik ndaj kryetares së Gjykatës Supreme është i pa pranueshëm.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nuk e kam takuar asnjëherë kryetaren e Gjykatës Supreme në kapacitetin e veprimtarisë së saj, sepse pushtetet janë të ndara dhe nëse kushdo qoftë do të ishte nën presion do duhej ta thotë me emër dhe mbiemër. Është në rregull qëndrimi i ambasadorit, megjithatë mendoj se nëse ka presion atë duhet ta thotë”.

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmanin thotë se Kop e ka kërkuar mbështetjen e BDI-së, për luftë kundër korrupsionit.

Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së

“BDI është një nga ata që më së shumti flet për luftë kundër korrupsionit, kuptohet se do të kërkohet edhe mbështetje nga ana e BDI-së. Nga ana jonë, më tepër vlerësojmë se ka ndikim të caktuar të oligarkisë në pika kritike të sistemeve në shtet, që janë shumë më të rrezikshme se çdo ndikim tjetër eventual politik”.

Deklarata e ambasadorit sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit, është pasqyra reale e Qeveris LSDM-BDI.

Hristijan Mockoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Ambasadori i Holandës e ka përsëritur atë që ne e themi vite me radhë, se nuk sundon ligji, se është i partizuar dhe se bëhen presione ndaj gjyqtarëve, zgjidhen gjykatës partiak edhe në Këshillin Gjyqsor. Tani përsëri kemi konkurs të tillë, në të cilin po bëhen presione për t’u zgjedhur gjykatës dhe prokurorë”.

Takimi mes amdasadorit Dirk dhe Ahmetit, sipas kryetarit të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhitit, tregoi se BDI është pengesa e vërtetë e vendit për në BE.

Izet Mexhiti, kryetar i LD-

“Takimi i djeshëm i ambasadorit të Holandës Dirk Jan Kop dhe Ali Ahmetit si dhe porosia e përçuar në këtë takim nga ambasadori, edhe njëherë e bëri me dije para opinionit të gjërë se BDI është pengesa e vërtetë për integrimin e  vendit në BE, me gjitha veprimet e tyre anti-evropiane, anti-demokratike, me skandalet e tyre të njëpasnjëshme korruptive”.

Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop një ditë më parë u takua me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Nga ambasada njoftuan Jan Kop ka thënë se ndikimi i panevojshëm politik mbi funksionin e kryetarit të gjykatës supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like