(VIDEO) Kovaçevski: Kryediplomatja bullgare nuk deklaroi se ka kushte të reja për Shkupin

by admin
Spread the love

Ne kemi një kornizë të qartë negociuese, nuk është thënë se ka kushte të reja përveç ndryshimeve kushtetuese, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme bullgare Maria Gabriel se kusht për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe respektimi i Marrëveshjes për Miqësinë dhe Fqinjësinë e Mirë dhe dy protokollet.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Ajo nuk tha se ka kushte të reja. Ne kemi një kornizë shumë të qartë negociuese. Ajo kornizë ka obligime për Bashkimin Evropian dhe Maqedoninë. Ne, në Bruksel, në samitin e fundit të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe në Këshillin e fundit Evropian, patëm përfundimin më të qartë që nga marrja e statusit të kandidatit në BE. Në paragrafin u tha se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar me sukses procesin e skriningut”.

Kovaqevski  theksoi  mbeti vetëm që shteti të përmbushë detyrimin e tij për zbatimin e ndryshimeve në Kushtetutë dhe që Konferenca e dytë ndërqeveritare të caktohet menjëherë pa vonesë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot lidhur me këtë tha se Maria Gabriel ua ka goditur të vërtetën në sy e cila sipas tij, është e vërteta për të cilën ai dhe VMRO-DPMNE po flasin për një vit e gjysmë. Mickoski tha se në skenën publike u pa se Mariçiq, Zeçeviq, Kovaçevski, Ahmeti, Osmani e Grubi po gënjejnë popullin e Maqedonisë se kjo është pengesa e fundit, por potenon iai se kjo nuk është e fundit.

Zëvendëskryeministrја bullgarе Gabriel tha dje se Bullgaria nuk ka asnjë problem bilateral me Maqedoninë e Veriut në aspektin e integrimit në BE dhe se kusht për vazhdimin e rrugës evropiane të Shkupit nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe respektimi i Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë dhe protokollet e të dy vendeve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like