(VIDEO) Kovaçevski i bën Mickoskit dy oferta të kushtëzuara me votimin e ndryshimeve kushtetuese

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i ka ofruar dy oferta kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit. Oferta e parë e kryeminsitrit është që mënjëherë të hënën të votohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të shpërndahet Parlamenti dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Oferta e dytë është, siç thotë Kovaçevski, VMRO-DPMNE të hyjë në Qeveri, pastaj të votohen  ndryshime kushtetuese, të mbyllen një ose dy klastere, prandaj le të shkojmë në zgjedhje të rregullta.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Neve kemi pasur takim liderësh, në të cilën i kam ofruar Mickoskit zgjidhje, që të hënën të votohen ndryshimet kushtetuese, në të njejtën ditë do të lëshojmë Kuvendin dhe do të shkojmë në zgjedhje, apo nëse dëshirojnë t’i hapim ndryshimet kushtetuse, të hyjnë në Qeveri t’i marrin 50 përqind të ministrive, t’i mbyllim proceset e skriningut dhe ndryshimet kushtetuese, ti hapim kapitujt bashkarisht”.

Ndërkaq, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka sqaruar se pse ka kërkuar takim liderësh para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Ai tha se këtë e ka kërkuar që të dakordohen për datat se kur do të mbahen  zgjedhjet edhe ata parlamentare edhe ata persidenciale.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Prandaj vlersoj se para disa muajve të zgjedhjeve të ketë një takim liderësh, ku do të ketë përfaqësues nga qeveria, përfaqësues nga opozita. Po ju japim një këshillë, le të jetë organizatori Talat Xhaferi, le të jetë nëse është e nevojshme edhe në Kuvend, atje do të shkojë. Duhet të bisedojmë për datat e mundshme për zgjedhjet, sepse në të njejtët kohë e dimë të gjithë janë edhe dy festat, muaji i Ramazanit dhe ‘Veligdeni’, kështu që patjetër të përgatisim ambientin që të kemi zgjedhje demokratike fer”.

E, për këtë Mickoski thotë se pret që të ketë mirëkuptim dhe përgjegjësi nga qeveria. Ai gjithashtu thekson se partia e tij dhe koalicioni janë të gatshëm të marrin pjesë në këtë takim.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like