(VIDEO) Kovaçevski dhe Spasovski kërkojnë apanazh, do të marrin nga 2500 euro në muaj

by admin
Spread the love

Ish kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të marrin apanazh, respektivisht shteti do të paguaj nga 2.500 eruo në muaj deri në fund të vitit. Ky konpensim është në masën e pagës që i emëruari ka marrë derisa ka qenë në detyrë. Shuma e apanazhit që do të marrë Kovaçevski do të jetë 156.482 denarë ndërsa ajo e Spasovskit do të kushtojë 153.037 denarë në muaj, aq sa kanë qenë pagat e tyre derisa ishin në detyrë. Krahas së drejtës së apanazhit, ish kryeministri ka kërkuar dhe ka marrë të drejtën e  përdorimit të automjetit zyrtar, gjë që i takon në përputhje me Ligjin për automjete.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, i miratoi, përkatësisht i pranoi kërkesat e ish kryeministrit dhe ish ministrit të brendshëm, për marrjen e apanazhit.

Marija Georgievska, kryetare e komisionit

“Ish kryeministri i Qevrisë, Dimitar Kovaçevski, të cilit i është ndërprerë funksioni për shkak të zgjedhjes së qeverisë kalimtare, ka paraqitur kërkesë për pagë pas përfundimit të detyrës. Edhe ish-ministri Oliver Spasovski, të cilit i është ndërprerë detyra në përputhje me Ligjin për Qeverinë, ka paraqitur kërkesë për pagë pas përfundimit të detyrës”.

Pas shpjegimit të kryetares së komisonit, propozimi u vu në votim dhe u miratua nga shtatë deputetët e LSMD-së të cilët ishin të vetmit të pranishëm në sallën e komisionit, të cilët as nuk u paraqitën për fjalë në këtë senacë.

Përveç ish kryeministrtit dhe ish ministrti të Punëve të Brendshme, apanazh do të marrin edhe Vesna Bendevska dhe Ismail Kamberi të dy nga nga Komisioni për mbrojtje dhe diskriminim.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like