(VIDEO) Kovaçevski- Blinken: Po thellohet partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar  nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Omani, të cilët po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Uashington, janë takuar me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken.  Kovaçevski thekson se partneriteti strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut po thellohet. Nga kabineti i qeverisë informojnë  se nga ky takim, kryeministri ka deklaruar se  vendi ka   mbështetje të  plotë nga SHBA-të për hapat e ardhshëm në eurointegrime.

QEVERIA

“Kovaçevski vlerësoi se të dy vendet në vazhdimësi kultivojnë një dialog politik produktiv dhe se Maqedonia e Veriut mbetet partner strategjik i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i SHBA-ve. Dy vendet ndajnë lidhje të thella, të bazuara në respektin e ndërsjellë për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut”.

Ndërsa, Sekretari amerikan i Shtetit Blinken në takim theksoi se SHBA-të e vlerësojnë kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst rajonal, por mbi të gjitha si aleate e fuqishme e NATO-s. Blinken theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar vendimet e guximshme të marra nga Qeveria për të siguruar një të ardhme të begatë brenda BE-së dhe NATO-s.

Në kuadër të kësaj vizite, I pari qeverisë ka takuar edhe përfaqësuesin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve Gabriel Eskobar.

QEVERIA

“Kryeministri theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë faktor i stabilitetit në rajon, duke praktikuar politikat e dialogut dhe duke ushqyer marrëdhënie të mira fqinjësore në të ardhmen. Bashkëbiseduesit e pranishëm edhe një herë konfirmuan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”.

Në bisedë me Eskobar,  kryeministri Kovaçevski ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe inkurajimin e vendit  në të gjitha proceset e rëndësishme për përparimin dhe prosperitetin e tij, si në aspektin e brendshëm-politik, të sigurisë, ashtu edhe në plan ndërkombëtar.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like