(VIDEO) Kovaçevski akuzon Mickoskin: Është njëlloj si Gruevski

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se VMRO-DPMNE me urdhër të Hristijan Mickoskit ka bllokuar mjetet prej 100 milionë eurove për mbështetje të Elektranave të Maqedonisë së Veriut dhe sistemit energjetik të vendit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Kanë bllokuar 100 milionë euro gjatë krizës. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka informuar se ka ndërprerë kredinë që Maqedonia duhej të merrte për t’u përballur me krizën energjetike në vlerë prej 100 milionë euro. Vetëm se ligji për miratimin e tij është bllokuar në Kuvend nga VMRO-DPMNE për një kohë të gjatë”.

Kovaçevski theksoi se dallimi ndërmjet qasjes së tij dhe qasjes së Mickoskit është i qartë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Unë, Dimitar Kovaçevski me politikat e mia: kam siguruar 80 milionë nga BE-ja i në mbështetje të drejtpërdrejtë për krizën energjetike dhe 100 milionë dollarë nga SHBA-ja për ushtrinë, ndërsa Mickoski i ka bllokuar 100 milionë euro BERZH-it në Kuvend gjatë krizës. Ky është ndryshimi”.

Kovaçevski vlerësoi se nuk ka dallim në mes Mickoskit dhe Gruevskit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 


You may also like