(VIDEO) Korrupsioni, Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet të mërkurën në Shkup

by admin
Spread the love

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet  vjen në Shkup më 11 janar për të diskutuar mbi korrupsionin e lartë në shtet.

Departamenti Amerikan i Shtetit informoi se  këshilltari Chollet do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi nga  11 deri më 13 janar. “Kjo pjesë e fundit e udhëtimeve të Këshilltarit Chollet synon të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

DASH

“Më 11 janar, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Shkup, Maqedonia e Veriut me një delegacion të veçantë ndërinstitucional, ku do të takohet me krerët e qeverisë për diskutime mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit”.

Këshilltari Chollet do të vazhdojë vizitën në Prishtinë, Kosovë, për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë, liderë të tjerë politikë dhe shoqërinë civile për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit të Kosovës përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke.

Kurse një ditë më pas më 12 janar, këshilltari Chollet do të vazhdojë vizitën në Beograd, ku do të diskutojë për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për pranimin në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe.

DASH

“Ai do të diskutojë gjithashtu rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm me dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Vizita e Këshilltarit Chollet në këto tri shtete, nga 11 deri më 13 janar, sipas DASH-it synon që të “nënvizojë përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”.

Një muaj më parë, më 12 dhjetor, Chollet anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me koronavirus.

Ndërkaq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, këshilltari Chollet  foli për praninë e korrupsionit në Ballkanin Perendimor përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut . Ai tha se Uashingtoni është i zhgënjyer pasi korrupsioni po bëhet pëngesë për zhvillimin e rajonit. /SHENJA/

 

 

You may also like