(VIDEO) Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

by admin
Spread the love

Organizatat e gazetarëve dhe shoqatat qytetare nga sektori mediatik në Maqedoninë e Veriut, kundërshtojnë kategorikisht përpjekjet për kthimin e reklamave shtetërore në media para zgjedhjeve, me procedurë të shkurtuar dhe duke keqpërdorur flamurin europian. Sipas tyre, në këtë mënyrë do të imponohet një ndikim dhe varësi e fortë partiake nga media.

Sipas tyre me ndryshimin e planifikuar të këtij ligji kërcënohet roli dhe pavarësia e medias, madje dhe rregullatorit të medias.

Organizatat e gazetarëve dhe shoqatat qytetare nga sektori mediatik

“Bëhet fjalë për një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, pas procedurës të shkurtuar, i cili është në lexim të dytë në Kuvend. Jemi alarmues se ndryshimi i planifikuar i këtij ligji paraqet shkelje të rëndë të proceseve themelore demokratike përmes të cilave kërcënohet roli dhe pavarësia e medias dhe rregullatorit të medias”.

Ata gjithashtu thonë se proceset integruese europiane po shkelen për shkak se po keqpërdoret flamuri europian, dhe aplikimi i procedurës së shkurtuar për ndryshimin e ligjeve për media, shmang debatin e nevojshëm parlamentar, duke shkelur parimet e llogaridhënies dhe transparencës dhe shmangien e ndikimit partiak.

Miratimi i amendamenteve pas një procedure të shkurtuar, sipas konkluzioneve të tyre, gjithashtu shpërfill kritikat nga ekspertët dhe organizatat ndërkombëtare të cilët shprehën kundërshtime serioze ndaj ndryshimeve të propozuara ligjore, duke i vlerësuar ato si të pa sinkronizuara me direktivat e BE-së dhe të dëmshme për peisazhin mediatik dhe interesin publik në Maqedoninë e Veriut.

Ata besojnë se është koha e fundit për të krijuar një Fond të Pluralizmit Mediatik, si dhe të konsiderohen mundësi të tjera të propozuara si p.sh. Lirim nga taksat për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Organizatat e gazetarëve dhe shoqatat qytetare nga sektori mediatik

“Kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të amendamenteve të propozuara ligjore dhe u bëjmë thirrje partive politike që t’i kenë parasysh vërejtjet dhe paralajmërimet tona. Ne besojmë se është koha e fundit për të krijuar një Fond të Pluralizmit Mediatik, i cili do të mbështesë gazetarinë cilësore dhe prodhimin e programeve të larmishme në kundërshtim me reklamat shtetërore që shërbejnë si një mjet për ndikimin dhe kontrollin politik”.

Zgjidhjet që ata propozojnë do të mundësonin mbështetjen financiare të medias pa ndikimin e agjendave politike, duke ofruar ekuilibër dhe mbështetje për raportim të pavarur dhe objektiv, i cili është thelbësor për një demokraci të shëndetshme dhe ndërgjegjësim publik, dhe në të njëjtën kohë do të hapte mundësinë e krijimit të mekanizmave, për të garantuar se fondet do të përdoren për të përmirësuar cilësinë e gazetarisë dhe gjendjen socio-ekonomike të profesionistëve të medias. /SHENJA/

MARKETING



You may also like