(VIDEO) Konjufca- Xhaferi: Nuk lejojmë që bandat e Vuçiqit ta bëjnë ligjin në Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Serbia dëshiron eskalim të situatës ndërsa ne deeskalim. Dy veprimet e fundit tonat, çështja e targave dhe anulimi i zgjedhjeve në veri, dëshmojnë se Kosova nuk dëshiron përshkallëzim të situatës. Kështu nga Shkupi, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka shtuar, se ata janë të përcaktuar për dialog por se e refuzojnë gjuhën e dhunës, eskalimit dhe të barrikadave që po vendosen me dijeninë e presidentit të Serbisë, brenda territorit të Kosovës.

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

“Serbia në anën tjetër u përgjigj përmes mbështetjes së eksponentëve që janë në krye të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, të cilët ndërmarrin veprim kundër policisë së Kosovës, të cilët i mbyllin edhe rrugët ndërkombëtare, përmes barrikadave. Këta eksponentë janë në listën e zezë të SHBA-së tash edhe të Britanisë së Madhe, dhe urojmë që një ditë të jenë në listën e zezë të BE-së. Ne nuk do të lejojmë që brenda territorit të Kosovës, Vuçiqi të komandoj nëpërmjet këtyre bandave”

Nga anën tjetër kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, theksoi se ata e mbështesin dialogun Prishtinë- Beograd, deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RMV-së

“Mbështetje e plotë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme për të dyja palët, marrëveshje me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Natyrisht, marrëveshja e arritur për targat e regjistrimit me ndërmjetësimin e BE-së është akt i cili ndikon në uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, është shenjë pozitive dhe nxitje për vazhdimin e negociatave deri në normalizimin e raporteve mes dy vendeve”

Sa i përket raporteve mes dy vendeve, që të dy, theksuan se ato janë në nivelin e dëshiruar dhe në të ardhmen duhet punuar që edhe më tepër të përforcohet bashkëpunimi mes dy shteteve fqinje.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

You may also like