(VIDEO) Komisioni ka mbetur të Car Samoilli, nuk ka kohë për Goce Dellçevin

by admin
Spread the love

Komisioni i përbashkët i ekspertëve maqedonas dhe bullgar për çështje historike dhe arsimore sot dhe nesër do të mbajë mbledhjen e 16-të me radhë e cila mbahet onlajn për shkak të situatës me koronavirusin. Para mbledhjes së sotme të Komisionit, bashkëkryesuesi nga ana bullgare Angel Dimitrov tha se në mbledhje do të diskutohet për atë që është diskutuar tashmë pesë takime me radhë.

Angel Dimitrov, bashkëkryesuesi nga ana bullgare

“Kemi ngecur në shekullin 10-11-të, fundi i Perandorisë së parë bullgare, koha e Car Samuelit dhe pasardhësve të tij. Nuk mbetet kohë për të folur për festën e përbashkët të dy vendeve të Goce Dellçevit”

Takimi i fundit është mbajtur gjatë periudhës zgjedhore në të dy vendet, në vendin tonë ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve lokale , ndërsa në Bullgari gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare, por nuk u miratuan zgjidhje dhe rekomandime. Pas këtij takimi të fundit, një nga anëtarët e saj, profesor dr. Vanço Gjorgjiev, përmes një deklarate njoftoi se do të largohet nga puna e komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekpertëve.

Përfaqësuesit maqedonas të komisionit më pas, informua për MIA-n se nuk janë miratuar vendime dhe rekomandime për shkak të “qasjes ekskluzive të kolegëve nga Sofja dhe insistimit të tyre për të imponuar pikëpamjen e tyre për të kaluarën”.

Ndërsa, Dimitrov për mediat bullgare pati deklaruar  për punën e komisionit, duke thënë se ata doni që të arrinin marrëveshje por kolegët maqedonas kanë ndërruar mendje.

Angel Dimitrov, bashkëkryesuesi nga ana bullgare

“Shpresonim që diçka mund të ndryshonte. Ne e bëmë këtë për të arritur një marrëveshje, por diçka ndryshoi dhe kolegët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut  u kthyen në pozitat e tyre të vjetra. Kolegët tanë nuk kanë mundësi të mendojnë për një histori të përbashkët dhe atë që shkruhet në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë”

Komisioni i përbashkët maqedonas-bullgar është themeluar në përputhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017. Kjo është mbledhja e pestë e fundit e Komisionit për këtë vit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like