VIDEO/ Kombëtarja u turpërua nga Anglia, por shfaqet videoja e Dukës në haremin me balerina dhe alkool

by admin
Spread the love

Nëse do të kishte fituar mbrëmë në ‘Wembley’, me siguri kampi kuqezi do ta kishte festuar në mënyrën me të mirë suksesin.

Ndoshta të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe për barazimin. Por disfata 5-0 ka lënë këdo të zhgënjyer, bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Për këtë të fundit ka rrjedhur sot një video nga një festë e shfrenuar, edhe pse nuk dihet saktësisht vendodhja se ku ka ndodhur,  aty bashkë me zyrtarë të tjerë të federatës, komitetit ekzekutiv, por edhe vëllain, deputet.

Aty nuk mungon as Enkelejd Alibeaj, deputet i PD dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Koço Kokëdhima, president i Apolonisë.

Me siguri kjo video është shpërndarë nga ata që duan ta sfidojnë në garën e ardhshme për president të FSHF-së, duke e njollosur në një moment të errët për kombëtaren.

Sfidantët vënë përballë ‘haremin’ e shfrenuar të Dukës dhe turpërimin ndaj Anglisë. Pra, është si të thuash ‘goditje me qitje të largët’.

Kreu aktual i futbollit shqiptar asociohet në këtë video me luksin, muzikën tallava, balerinat, dhe hedhjen e parave të balerinat.

I veshur me uniformën e kombëtares (jo atë të lojës), Duka ulet në gjunjë me një gotë verë dhe shijon kërcimin e disa balerinave përreth tij, të cilave më pas iu hedh para. Pak a shumë ngjan me ‘Sulejmanin e Madhërishëm’ të futbollit shqiptar.

You may also like