(VIDEO) Kodi penal, “kundër” votuan vetëm tre deputetë shqiptarë

by admin
Spread the love

Ali Ahmeti, Arben Ziberi, Arbër Ademi, Talat Xhaferi, Menduh Thaçi, janë në mesin e 48 deputetëve që kanë votuar për Kodin Penal, për ulje të dënimeve me burg për veprën e penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar.  Ndërsa, pak deputetë të opozitës shqiptare, votuan kundër, Ziadin Sela, Basri Bajrami dhe Hysni Ismaili.

Amendamentet e propozuara u dorëzuan në Kuvend me flamur europian. Deri dje, neni 353 për keqpërdorim të detyrës zyrtare parashikonte burgim së paku tre dhe pesë vjet. Me ndryshimet e miratuara, parashihet që dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit maksimal të dënimit, shtohet mundësia e vjetërsimit edhe më të shpejtë të veprës.

Pas votimit të ndryshimit të Kodit Penal, partitë e në pushtet e arsyetuan, kurse ato në opozitë e kundërshtuan.

Sipas LSDM-së, ndryshimi i Kodit Penal është në drejtim të harmonizimit të ligjeve të vendit me legjislacionin evropian. Partia në pushtet përmendi një tjetër rast të kësaj pakete të ndryshimeve.

LSDM

“Zgjerimi i konfiskimit, e cila është e siguruar me ndryshimin e Kodit Penal është armë në luftën kundër krimit, veçanërisht krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo nënkupton gjithashtu rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme”.

Nga VMRO akuzuan partitë në pushtet që me votimin e këtyre ndryshimeve kanë amnistuar kriminelët, ndërsa akuzojnë partinë e “E Majta”, e cila, siç thonë u kanë ndihmuar, sepse nuk kanë votuar kundër.

VMRO-DPMNE

“LSDM dhe BDI votuan për amnistinë e kriminelëve të tyre, kurse manipuluesit e ‘Të Majtës’ nuk votuan kundër ndryshimeve të Kodit Penal. LSD dhe BDI votuan për amnistin e krimit të tyre në 6 muajt e fundit dhe e dijnë se me siguri do të humbin”.

Edhe partia “E Majta”, akuzoi pushtetin dhe VMRO-në, që amnistuan krimin.

 “E Majta”

“Koalicioni i gjerë DPMNE-LSDM-BDI, me flamur evropian, i  kanë amnistuar krimet e politikanëve të tyre dhe funksionarëve përmes uljes drastike të denimeve, për kurdisje të tenderëve, keqpërdorim të autoriteti dhe për bashkim kriminal”.

Lëvizja Demokratike thotë se këto ndryshime po i hapin rrugën kthimit të ish kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevskit.

Lëvizja Demokratike

“Me ndryshimet në Kodin Penal që po i propozon pushteti LSDM-BDI-ASH po ja  hap derën e kthimit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe opinioni i gjerë duhet të jetë mirë i informuar për një gjë të tillë”.

Përndyshe, në listën votuesëve që kanë votuar pro, kishte edhe deputetë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa dy deputetët e partisë “E Majta”, nuk kishin votuar.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like