(VIDEO) Kodi i ri penal, Muhamed Zekiri lirohet nga paraburgimi

by admin
Spread the love

Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, gjykimi i ish sekretarit të Qeverisë Muhamed Zekirit filloi nga e para, pasi që është rikualifikuar akuza për “Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare”. Gjykata Penale e Shkupit miratoi vendimin me të cilin Zekiri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të lirohet nga paraburgimi dhe në vend të kësaj atij i janë caktuar masa të kujdesit gjegjësisht: ai u urdhërua të paraqitet në gjykatë një herë në javë, ndalesë të lëshimit të vendbanimit dhe mbajtje të pasaportës. Zekiri paraprakisht ndiqej sipas paragrafit 5 të këtij nenit i cili parashikonte dënim me burg prej minimum 5 vitesh burg, ndërkaq ky paragraf është fshirë dhe tani do të ndiqet sipas nenit 4, i cili parashikon dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.
Prokuroria dhe mbrojtja tha se qëndrojnë në listën e provave të njëjta, si për akuzën paraprake.
“Për të akuzuarin, në rastin konkret ka ndryshime në dispozitivin e akuzës duke e pasur parasysh faktin që do të ndryshohet kualifikimi juridik që do t’i ngarkohet të njëjtit në varësi prej nenit 32 nga ndryshimet e Kodit Penal”, tha prokurorja e lëndës Katerina Kollareviq.
Pas fillimit, të gjykimit nga e para, Zekiri deklaroi para gjykatëses se e kupton akuzën, por nuk ndihet fajtor. Përndryshe, ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 

MARKETING



You may also like