(VIDEO) Koalicionet parazgjedhore, Kovaçevski: Kam biseduar edhe me Ahmetin edhe Taravarin

by admin
Spread the love

Edhe pozita edhe opozita, në garë se kush do ta bindë Arben Taravarin dhe Aleancën për Shqiptarët , se nga  cila anë të reshtohen, në zgjedhjet e rregullta që do të mbahen këtë vit. Kryeminsitri, Dimitar Kovaçevski, ka infromuar se ka pasur takime me Taravarin dhe Ahmetin dhe se ai thotë se ka bazë të mirë për marrëveshje.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Për marrëveshje duhet harmonizimi i shumë elementeve, për të cilat vlerësoj se ka bazë të mirë, do t’ia lëmë kohës para ne të tregojë se si do të jetë dalja finale, edhe në lista edhe në zgjedhje”.

Ndrëkohë, Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, deklaroi me Taravarin po zhvillojmë takime intensive. Sipas tij,  oferta e tyre nuk përmban numra apo pozicione, por angazhim për sjelljen e ndryshimit. Megjithatë ai shtoi se  Aleanca për Shqiptarët është e mirëseardhur në opozitë.

IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Nuk kemi folur për numra. Kemi tejkaluar ngjyrat individuale, ngjyrat partiake, pra neve na ka bashkuar, pra fokusi është përcjellur te ajo që kërkojnë qytetarët, pra ta sjellim ndryshimin në RMV dhe oferta e jonë është që t’i bashkëngjitet opozitës shqiptare për ta sjellur ndryshimin që pritet nga qytetarët, sidomos nga Aleanca për Shqiptarët, që është themeluar, është ngritur mbi politikat anti-BDI. Këtë e flasin edhe anketat e tyre, ku mbi 2/3 e votuesve të anëtarësisë së ASH-së e duan bashkimin me opozitën shqiptare”.

Ndërkohë, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, të mërkurën në mbremje , në profilin e tij në Facebook, ka shkruar një stautus, ku thotë se vendimi që duhet marrë për një kohë të shkurtër, shpëton dekadat që do të vijnë.

ARBEN TARAVARI,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Ka momente shumë delikate në historinë e një shteti ku vendimi që duhet marrë për një kohë të shkurtër, shpëton dekadat që do të vijnë”.

Përndryshe, zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prillë, ndërsa rrethi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj dhe deri atëherë ka mundësi të bashkëpunimeve të ndryshme dhe gjithçka do të bëhet e ditur.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like