(VIDEO) Këshilli i Prokurorëve nuk zgjodhi asnjë prokuror

by admin
Spread the love




Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk zgjodhi asnjë nga gjashtë kandidatët e regjistruar për prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit . Këtë e bëri të ditur kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski, pas seancës së sotme të 67-të, ku informoi se edhe pse janë regjistruar gjashtë kandidatë, për katër pozita në këtë prokurori, asnjëri prej tyre nuk ka marrë numrin e duhur të votave gjatë votimin.

Kandidatët që nuk morën numrin e duhur të votave ishin Milica Gavrilova dhe Maja Konevska nga Shkupi, Arsen Ademi dhe Elizabeta Josifovska nga Gostivari, Verica Berzevska Krstevska nga Shkupi dhe Zlatko Bikovski nga Berova.

Ndërkaq, në seancën e sotme, sipas njoftimit, është dashur të votohet për përbërjen e komisionit që do të bëjë zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë për ndjekje të krimit dhe korrupcionit-Shkup, në vendin e të suspenduarës Vilma Ruskoska, i cili duhet të mbahet  më 7 nëntor. Përdryshe, mandati i Ruskovskës zgjat deri më 14 nëntor dhe prokurori Trajçe Pelivanov u emërua zëvendësues i saj i përkohshëm më 29 gusht. Ndërkaq, javën e kaluar Ruskoska njoftoi se është  kandiduar edhe për një mandat.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

 


You may also like