(VIDEO) Këshilli Gjyqësor vendos për kthimin e Damevës në krye të institucionit

by admin
Spread the love

Vesna Dameva kthehet në krye të Këshillit Gjyqësor. Kurse kryetari aktual do të jap dorëheqje vullnetarisht. Këto janë vendimet e Këshillit Gjyqësor, pas një diskutimi rreth tre orësh dhe pasi Gjykata Administrative vendimin e saj e publikoi edhe zyrtarisht, se Dameva ishte shkarkuar në mënyrë të paligjshme.

Hanif Zendeli, zëvendëskryetar

“1.Konstatim për ndërprerje të mandatit të kryetarit të Këshillit Gjyqsor të RMV-së, me kërkesë të tij. 2. Veprim pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe pika e tretë, e Ndryshme, vendoset në rendin e ditës”.

Sipas Gjykatës Administrative Këshilli Gjyqsor pa arsyetim e ka verifikuar pabesinë e kryetares Dameva, pas çka në mënyrë të paligjshme e ka shkarkuar

Gjykata Administrative

“Gjykata, duke marrë parasysh pretendimet e paditsit, të theksuara në padi, përgjigjja e padisë si dhe duke i rishikuar dosjet e lënds, erdhëm në prfundimin se: Padia është e lejuar, në të njëjtën kundërshtohet vendimi i Këshillit Gjyqësor të RMV-së, me të cilin është cënuar e drejta e paditsit, kundër së cilsë nuk është lejuar sqarim përmes të drejtës juridike si dhe nuk është siguruar mbrojtje juridike në procedurë tjetër gjyqsore. Gjithashtu, padia është në kohë dhe është ngritur nga person i autorizuar. Padia e paditësit vërtetohet”.

Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk dëshiroi të komentoj ndodhitë në Këshillin Gjyqsor, vetëm shkurt tha se i bashkohet deklaratave të ambasadorëve amerikan dhe holandez. Ky i fundit, kohë më parë, pas shkarkimit të Damevas tha se për të Këshilli Gjyqsor është shëndërruar në trup jo legjitim, kurse amasadorja amerikane drejtori një sërë kritikash për Këshillin Gjyqësor dhe funksionimin e tij.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like