(VIDEO) Këshilli Gjyqësor: Lloga dhe Ademi nuk po vijnë në mbledhje, janë të detyruar

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor u theksua se anëtarët sipas detyrës zyrtare, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, edhe pse të ftuar në mënyrë të rregullt, nuk marrin pjesë dhe nuk e raportojnë mungesën e tyre në seanca. Kjo, siç theksuan ata, ka qenë një praktikë prej kohësh. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, theksoi se prania e anëtarëve sipas funksionit në seanca mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për shqyrtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për situatat në gjyqësor, për dallim nga komunikimi më i madh përmes mediave për disa çështje.

Sashko Georgiev, Kryetari i Këshillit Gjyqësor

“Rekomandimet janë që këta dy anëtarë sipas detyrës zyrtare të mos marrin pjesë në punimet e atyre seancave ku zgjidhen apo shkarkohen gjyqtarët. Por ne kemi probleme reale që Ministria e Drejtësisë është e detyruar t’i dëgjojë dhe që duhet t’i zgjidhim së bashku. Por ata vetë duhet të përgjigjen se pse janë indiferentë”.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nëpërmjet një komunikate me shkrim thotë se në vitet e kaluara, disa ministra të drejtësisë nuk morën pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor për shkak të rekomandimit të GRECO-s për heqjen e pjesëmarrjes me obligim zyrtar të ministrit të Drejtësisë në këtë organ.

Ai shtoi se menjëherë pas marrjes së detyrës së ministrit, ka njoftuar Këshillin Gjyqësor dhe ka kërkuar që rekomandimi i GRECO-s të respektohet dhe të ndërhyhet në Kushtetutë duke e hequr këtë dispozitë, në të kundërtën ka njoftuar se do të marr pjesë në të gjitha seancat e Këshillit Gjyqësor në të cilat ka të drejtë si anëtar sipas funksionit, sepse duhet respektuar Kushtetuta.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Me një shkresë e kam njoftuar Këshillin Gjyqësor që të bëjë ndarjen e seancave dhe të më informojë për ato ku mund të marr pjesë. Siç është theksuar në ligj, anëtarët e Këshillit sipas funksionit nuk marrin pjesë në punimet e seancave të Këshillit në të cilat diskutohet dhe vendoset për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë, zgjedhjen ose shkarkimin e gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës”.

Në të njëjtën kohë, dua të përmend se prania e ministrit të Drejtësisë në seanca, pa të drejtë vote, nuk ndikon në marrjen e vendimeve dhe funksionimin ligjor të Këshillit Gjyqësor, thotë Lloga.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING




You may also like