(VIDEO) Këshilli Gjyqësor do t’i shqyrtojë vendimet e apelit për katër raste gjyqësore

by admin
Spread the love

Këshilli Gjyqësor sot në një seancë urgjente ka konstatuar se Gjykata e Apelit në Shkup duhet të vizitohet nga grupi punues dhe të kontrollohet nëse ka shkelje procedurale në vendosjen e lëndëve të caktuara, nëse ka pasur vonesë dhe nëse gjyqtarët që nuk janë lejuar  kanë marrë vendime sepse ishin në pension.

I pari në listë është rasti “Target-Fortesa”, për të cilin të premten Apeli njoftoi se e anulon vendimin, por kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva sugjeroi që në konkluzion të vendosen edhe dy pika të tjera për inspektim: “Trezor”, ku njëjti si dhe me “Target-Fortesa”, aktgjykimi është revokuar rreth tre javë më parë, ndërsa në mesin e të pandehurve është edhe Sasho Mijallkov, si dhe rasti “Transporti” që ka të bëjë me keqpërdorime gjatë transportit të nxënësve në Manastir, ndërsa i pandehur është ish-kryetari Vlladimir Talevski.

Me sugjerim të nënkryetarit të Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi, listës i është shtuar edhe rasti “Alfa” për vrasjen e policit në fakultetin e shkencave natyrore.

Gjykatën do ta vizitojë grupi punues prej tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili sipas orarit vjetor është i ngarkuar për monitorimin e punës së Apelit, në krye me Tanja Çaçarova, Mirjana Radevska Stevkova dhe Meri Radeva.Tanja Çaçarova , si koordinatore e grupit, tha se e ndjekin rregullisht punën e Apelit.

TANJA ÇAÇAROVA, ANËTARE E  KËSHILLIT GJYQËSOR

“Gjykata e Apelit në Shkup është gjykata me numrin më të ndërlikuar dhe më të madh të lëndëve. Nga këto fakte varet në masë të madhe deri ku do të shkojë procesi. Çfarë do të bënte grupi i punës në kontroll? Mbikëqyrja e çfarë? Për kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore, të merren parasysh sa raste ky këshill ka vendosur, sa ka vendosur, nëse kemi një vonesë të qëllimshme.. Këtë mund ta përcaktojmë ne”.

Për të vizituar Gjykatën e Apelit dhe për të kontrolluar trajtimin në këto çështje, 11 prej anëtarëve të pranishëm të Këshillit votuan “pro”, dhe një ishte “kundër”. Në përfundim, nuk ka kufizim kohor se kur duhet bërë një vizitë, por, siç thuhet, duhet bërë sa më shpejt.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like