(VIDEO) Kërcënon Sindikata e Doganave: Ose rritje pagash për 30%, ose mbyllje të kufinjve

by admin
Spread the love

Shkup – Kërcënimi për mbylljen e doganave nuk e detyron ministrin e Financave, Fatmir Besimi, që t’ua paguaj kompensimin prej 30 përqind doganierëve. I pari i Financave përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij, se janë duke punuar në një metodologji, zgjidhje sistematike që të zgjidhet një herë e mirë çështja e pagave. Por, Besimi nuk potencoi se kur do të finalizohet e gjithë kjo, me rishikimin e buxhetit apo në buxhetin e ardhshëm, por shkurtimisht tha se negociatat janë duke u zhvilluar me të gjitha sindikatat.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Jemi në negociata. Tre palë negociojnë në dialogun ekonomiko-social. Ne qëndrojmë në qëndrimin parimor se po punojmë për nënshkrimin dhe harmonizimin e një marrëveshjeje të përgjithshme kolektive, e cila do të zbatohet për të gjithë në sektorin publik. Negociatat janë duke u zhvilluar në këtë drejtim”.

Besimi gjithashtu theksoi se pika e dytë, që është thelbësore, është të mbrohesh nga inflacioni dhe të monitorosh produktivitetin.

Ndërkaq, nga sindikata e administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve kanë paralajmëruar përsëri protesta për ditën e premte, të cilët do të kërkojnë shtesën e 30-përqindëshit.

Tërpe Deanoski, kryetar i sindikatës

“Punonjësit e Drejtorisë Doganore me vitë të tëra janë mbrapa, edhe pse kanë të drejtë sipas ligjit dhe kontratës kolektive për pagesën e tridhjetë për qind të pagës, nuk e marrin atë shtesë”.

Ai më tej tha se nuk dëgjohen kërkesat e tyre, protestat e tyre do të radikalizohen, të cilët mendojnë për mbylljen e pikave doganore dhe bëri të qartë se kjo do të jetë e para nga protestat që do të pasojnë edhe institucionet tjera.

Linda Ebibi /SHENJA/



You may also like