(VIDEO) Katër të arrestuar pas të shtënave para spitalit të Tetovës

by admin
Spread the love

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas një përleshje të ejten në mbrëmje  me armë zjarri në spitalin e Tetovës, ndërsa policia ka arrestuar 4 persona, në mesin e tyre edhe një grua.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqaruan se këtij rasti gjatë ditës së enjte i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në sulmin në spital.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

11-janar në ora 23:10 , zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe N.M.(39) po nga Tetova për shkak të dyshimit se janë përfshirë në të shtënat me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës që ndodhën rreth orës 18:05, ku me armë zjarri u plagosën dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës”.

Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer hetim  të plotë në vendin e ngjarjes.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti deklaroi  se incidenti i mbrëmshme në Tetovë, ku mbetën të plagosur dy persona, tha se nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës, dhe se me ngjarjen merren policia dhe prokuroria, të cilat punojnë në

FATMIR MEXHITI,MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Në Tetovë siç e dimë, bëhet fjalë për dy grupe, me probleme të pazgjidhura, dy persona janë plagosur dhe dërguar në Shkup. Problemi nuk është i ndërlidhur me spitalin e Tetovës. Pjesa tjetër i mbetet organeve kompetente, do të zgjidhin MPB-ja dhe prokuroria, rasti nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës”.

Për këtë ngjarje ka folur edhe mjeku Boban Vuçevski , i cili ishte në orarin e punës në spital. Ai tha se dy të përleshurit me armë ishin pacientë në Spital, pasi po mjekoheshin për shkak të lëndimeve që kishin marrë paraprakisht gjatë ditës nga përleshja e ndërsjellë. Ndërsa ai shtoi se që të dy të plagosurit janë në gjendje kritike dhe janë dërguar për në Klinikat e Shkupit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like