(VIDEO) Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e korridorit 8

by admin
Spread the love

Premtime për punë të shpejtë efikase, investim mega kapital dhe model bashkëkohor. Kështu u zotuan institucionet kompetente për ndërtimin e Korridorit 8, i cili nisi përfundimisht punimet pas shumë paralajmërimeve. Sipas kryeministrit teknik Talat Xhaferit, Korridori 8 është projekti më i madh në 30 vitet e fundit, pjesë e cilit është edhe Korridori 10 D. Premton se do të përfundoj në fund të vitit 2027.

Talat Xhaferi, kryeministër teknik

“Punimet do të zgjasin deri në vitin 2027, në fund të këtij viti. Ne supozojmë që do të kryhen në afatin e paraparë me kontratën, duke pasur parasysh faktin që punëmarrësit apo punëkryerësit e projekteve që i kanë realizuar në rajon, kanë vërtetuar që punët që i bëjnë edhe me kualitet edhe në kohë. Kështu që nuk ka dilemma që edhe kry projekt do të kryhet në kohë”.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski, tregon se ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore do të kushton mbi 2 miliard euro.

Projekti më i madh kapital që nga pavarësia e vendit

Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

“Shteti ndodhet para një cikli të fuqishëm invetimi në pjesën e infrastrukturës, me një investim prej më shumë se 2 miliard euro për pjesën e ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Tashmë janë miratuar projektet urbanistike për një pjesë të  trases të Korridorit 8 dhe 10D, posaçërisht në pjesën Tetovë-Gostivar, një pjesë tashmë është miratuar”.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Ejup Rrustemi bëri me dije se po bashkëpunojnë me institucionet për shpronësimit e tokave private dhe se po nisin model të ri ndërtimi autostradash.

Ejup Rrustemi, N.P.“Rrugët e Maqedonisë”  

“Për 4 vite e 7 muaj, do të ndërtojmë 110 kilometra autostradë. Ky është model i ri, nëpërmjet të së cilit ne ndërruam modelin e ndërtimit të autostradave në RM. Modeli i vjetër ishte 5.3 km në vit. Me këtë model do të ndërtojmë 23 km autostradë në vit.

Korridori 8 i shtrihet nga Tetova në Gostivar, vazhdon në Kërçovë dhe në Strugë deri në Qafë Thanë. Projekti u zyrtarizua më 4 prill 2023 në pikë-pagesën e autostradës Tetovë-Gostivar, njëri nga katër seksionet. Tri seksionet e tjera të mbuluara me kontratë me kontraktorin “Bechtel/Enka” janë Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafthanë dhe Prilep-Manastir. Zyrtarizimi i nisjes së punimeve u bë është më 1 qershor 2023.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like