(VIDEO) “Kandilat e Bajramit” edhe sivjet marshojnë në Shkup

by admin
Spread the love

Shoqata Kulturore “Vizion M” dhe Shoqata Edukative “Parimi Kulturor”, edhe këtë vit kanë organizuar marshin “Kandilat e Bajramit”, ku simbolika e gjithë kësaj është shëtitja e fëmijëve me autobus nëpër rrugët e Shkupit, të cilëve iu ndanë edhe dhurata.

Përfaqësuesi i Shoqatës  Kulturore “Vizion M”, Erduan Dauti, tha se ky organizim pritet me shumë dëshirë nga fëmijët dhe në këtë mënyrë ata me shumë kënaqësi presin Festën e Fitër Bajramit.

ERDUAN DAUTI, SHOQATA KULTURORE VIZION M   

Projekti parasheh filimishtë marshutën e autobusit nëpër rrugët e Çairit, ku sëbashku me fëmijë, me këngë të Bajramit, sjellin atmosferën e Bajramit. Ndërkoh, deri sa autobusi është në lëvizje në marshut e vet nëpër rrugët e Çairit, në Çarshi të Shkupit, para sheshit Murat Pasha, nga Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” është përgatitur një ekspozitë”.

Edhe qytetarët të cilët i kishin dërguar fëmijët e tyre, apo edhe nipërat e tyre, theksuan se është një projekt mjaft i qëlluar, pasi fëmijët e tyre në këtë mënyrë e ndjejnë aromën e Bajramit.

MARKETING



QYETAR

“Kjo është shumë e mirë , për fëmijët sidomos për këtë ditë Bajrami, ma mirë ska ku për fëmijët. Shumë mirë, shumë janë të lumtur. Inshallah vazhdojnë  kështu sikur vitet e kaluara”.

Pas përfundimit të shëtitjes me autobus, të gjithë fëmijët u mblodhën tek sheshi Murat Pasha në Çarshi të Shkupit,  ku patën fatin të ndëgjojnë ilahi të kënduara nga fëmijë dhe valle të përgaditura nga Shoqata Artistike, Emin Duraku dhe po ashtu i morën dhuratat  për Bajram.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING





You may also like