(VIDEO) Kancelari gjerman letër Maqedonisë së Veriut: Pranojeni propozimin francez

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një letër të hapur drejtuar Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje që të pranohet propozimi francez, ndërsa ka theksuar se edhe pas pranimit të këtij propozimi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Scholz, thotë se vendi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, ku ushqehen gjuhë dhe identitete të ndryshme, ndërsa ka thënë se e kupton frustrimin e qytetarëve.

OLAF SCHOLZ, KANCELAR IGJERMANISË

“Unë ju kuptoj kur thoni: Neve shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkoheshte prej nesh ishte e tepërt. Unë kuptoj dyshimet tuaja nëse me këtë hap me të vërtetë do të hapet rruga për në BE. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa tjera të cilat duhet të tejkalohen. Por, unë gjithashtu dua t’u them: Së bashku do t’i tejkalojmë detyrat që na presin”.

Ai thotë se i do qytetarët e Maqedonisë së Veriut si anëtarë të një unioni, në të cilin veçantitë kulturore, gjuhët, dhe identitetet të mbahen dhe të ruhen.

OLAF SCHOLZ, KANCELAR IGJERMANISË

“Ne të gjithë e dimë: kompromiset do të thonë ndonjëherë lëshime të dhimbshme. Bashkimi Europian përbëhet prej kompromisesh – ditë për ditë. Megjithatë, unë jam fort i bindur se madje kompromiset e vështira në fund na çojnë gjithmonë përpara dhe na bëjnë më të fortë. Ne jemi dhe mbetemi në anën tuaj”.

Kancelari gjerman nuk është i vetmi që bën thirrje për ta pranuar propozimin francez. Gjatë  gjithë këtyre ditëve diplomatët europian dhe amerikan kanë bërë gjithje që të pranohet propozimi francez.  Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese gjendet në kuvend.

/SHENJA/

You may also like