VIDEO/ Kaçorri dhe Vila i dhurojnë 3 pikët Dinamos ndaj Skënderbeut, Mehmeti merr fitoren e parë pas rikthimit në pankinën e bluve

by admin
Spread the love

Dinamo ka mposhtur Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 8-të me Kaçorrin i cili realizoi një gol të bukur me kokë. Festa zgjati shumë pak për blutë për shkak se Nikaj riktheu baraspeshën në të 18-ën. Sfida u vulos në të 28-ën nga Lorenco Vila. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan të shënonin sërish goola por asnjëra nuk ja doli dhe kështu mbyllet sfida. Pas kësaj fitore, Dinamo ngelet në vendin e 10-të por me 11 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e 6-të me 13 pikë.

DINAMO 2-1 SKËNDERBEU

8′ Kaçorri, 28′ Vila/ 18′ Nikaj

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet dueli, fiton Dinamo.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Allmuça ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn ashpër ndaj Likës.

85′ Largohen nga loja Nikaj, Shaqe dhe Frashëri, zëvendësohen nga Lika, Zenullari dhe Sebastine.

74’ Goditja qendrore e Liços përfundon në duart e portierit Sali. (VIDEO)

70′ Randi ndërhyn ashpër ndaj Zabërgjas, ndëshkohet me karton të verdhë.

70′ Randi gjuan nga distanca drejt portës, Sali bën një pritje të mirë. (VIDEO)

69′ Zëvendësim edhe tek Skënderbeu, Merlim lë fushën për Frenklin.

69′ Largohet Lorenco Vila, në lojë futet Karamba.

64′ Goditje të njëpasnjëshme në portën e Skënderbeut, portieri Alia dhe shtylla shpëtojnë nga goli i tretë miqtë.

62’ Rashica gjuan drejt portës, por Hoxha ndërhyn në momentin e fundit dhe largon topin.

59’ Liço gjuan nga goditja e dënimit, por topi shkon drejt e në duart e portierit Sali. (VIDEO)

53’ Rashica lëshon predhën nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

50’ Denison gjuan nga goditja e dënimit, Frashëri largon me kokë rrezikun nga zona.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3’  Mbyllet me avantazhin 2-1 të Dinamos pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Rashica gjen hapësira në të majtën, pasimi i tij në qendër largohet me vështirësi nga mbrojtja e dinamovitëve të tërhequr pak në këto minuta duke u lënë iniciativën korçarëve.

38’ Nikaj merr fundoren në të majtën dhe nis një pasim në qendër, por topi kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush para saj.

36’ Rabiu del në ndihmë të sulmit, por gjuajtja e tij nga distanca devijohet nga Lorran në këndore.

31’ Nikaj nga jashtë zonës tenton të befasojë Salin, sfera devijohet lehtësisht e përfundon jashtë. (VIDEO)

30’ Juri nga e majta në zonë tenton ët bëjë të njëjtën gjë si Vila, pro Salië shtë në pozicion.

28’ GOOOL DINAMO! Aksion i rrjedhshëm i bluve të cilët nxjerrin Vilën në të majtën. Sulmuesi nuk gabon me diagonalen e tij duke mposhtur portierin Alia në shtyllën e largët. (VIDEO)

25’ Dy skuadrat tentojnë me topa në thellësi në këto minuta, pa gjetur hapësirën për të rrezikuar portën.

25’ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ GOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Merlim i jep asist Nikajt, ky i fundit shfrytëzon mundësinë e artë duke e dërguar topin në cepin e portës. (VIDEO)

15′ Smaçi zëvendësohet nga Mija.

14′ Ndjen në shqetësim muskulor në kofshë, Smaçi lë fushën e lojës.

8′ GOOOL DINAMO 1-0/ Marku harkon në zonë, Kaçorri gjuan me kokë drejt portës duke mposhtur portierin Alia. (VIDEO) + (VIDEO)

5’ Allmuça gjuan drejt portës, topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

1’ Shaqe nis një top për Rashicën, ky i fundit nuk arrin ta gjejë.

1′ Starton dueli

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Smaçi, Lorran, Allmuça, Zabërgja, L. Vila, Denison, Kaçorri.
Trajner: Dritan Mehmeti

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Randi, Shaqe, Liço, Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

The post VIDEO/ Kaçorri dhe Vila i dhurojnë 3 pikët Dinamos ndaj Skënderbeut, Mehmeti merr fitoren e parë pas rikthimit në pankinën e bluve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like