VIDEO/ Juvja “ngec” me 10 lojtarë në shtëpi, Empoli i shqiptarëve ndal vrullin e bardhezinjve dhe “asiston” Interin

by admin
Spread the love

Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Empolit, duke u ndalur kështu pas 5 fitoresh radhazi në kampionat.

Sfida nuk nisi mirë për bardhezinjtë, pasi ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Milik në minutën e 18’.

Gjithsesi goli për “Zonjën” erdhi nga Dushan Vlahoviç në minutën e 50’, duke bërë që bardhezinjtë të mendonin për fitoren e radhës.

Por pas vetëm 20 minutash, ishte Baldanzi ai që i prishi festën ekipit të Alegrit, duke rikthyer baraspeshën.

Më pas takimi nuk pati më histori, me të dyja skuadrat që u ndanë me nga një pikë.

Në fushë për Empolin për 90 minuta ishte Ardian Ismajli, ndërsa në stol ishin Stiven Shpendi dhe Etrit Berisha, ky i fundit i rikthyer pas një dëmtimi.

Kështu Juventusi vazhdon në vendin e parë me 53 pikë, dy më shumë se Interi i vendit të dytë, por me zikaltrit që janë dy ndeshje më pak.

Nga ana tjetër, Empoli tashmë shpreson te mbijetesa pas pikës së vyer kundër bardhezinjve në “Allianz Stadium”.

JUVENTUS 1-1 EMPOLI

Vlahoviç 50′ / Baldanzi 70′

GOLI I BALDANZIT (VIDEO)

GOLI I VLAHOVIÇ (VIDEO)

RASTI I KAMBIAGIT (VIDEO)

KARTONI I KUQ I MILIK (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

8543

PANORAMASPORT.AL

You may also like