VIDEO/ Juventus tregon forcën, fitore me përmbysje ndaj Salernitana

by admin
Spread the love

Juventus ka arritur të marrë një fitore me përmbysje ndaj Salernitana me rezultatin 1-2, por aspak të lehtë.

Vendasit arritën të kalonin të parët në avantazh me anë të Maggiore, ku në minutën e 39’ lëshoi një goditje të bukur drejt portës së bardhezinjve.

Në pjesën e dytë, autori i golit të parë u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq, duke lënë kështu fushën e lojës dhe duke bërë që Juventus të përfitojë.

Megjithatë, nuk ishte tepër e lehtë për bardhezinjtë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 65’, ku Vlahovic asistoi për Iling Junior, dhe djaloshi gjeti rrjetën.

Goli i fitores erdhi në fundin e sfidës, pasi në minutën e 91’, Vlahovic vulosi përmbysjen dhe fitoren e rëndësishme. Me këtë rezultat, Juventus ndodhet tashmë në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Salerinata vazhdon të shohë fundin e tabelës./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Salernitana

Shikoni golin e barazimit të Juventus

Shikoni golin e fitores së Juventus

You may also like