VIDEO – Janë lokalizuar zjarret në Krivogashtan dhe Saraj, janë hedhur mbi 45 tonë ujë – Shqip

by admin
Spread the love

Helikopteri i llojit “Bell 212” sot veproi me 45 fluturime dhe hodhi 40 tonë ujë në shuarjen e zjarrit në komunën Krivogashtan. Së bashku me zjarrfikësit e NJTZ Krivogashtan, Prilep dhe Krushevë zjarri është vënë tërësisht nën kontroll, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu, Departamenti i Njësive të Aviacionit, pas një zjarri të raportuar nga QMK në Komunën e Sarajit, në afërsi të fshatit Lubin, ka ndërhyrë me një helikopter Mi-171 dhe në 2 raste ka hedhur me saktësi 5 tonë ujë. Bashkë me të ashtuquajturit “traktorë ajrorë” është lokalizuar në tërësi zjarri në këtë rajon./KlanMacedonia

You may also like