(VIDEO) Ja çfarë thotë ministri Lloga në pyetjen nëse do të amnistohen të dënuarit e rastit “Monstra”

by admin
Spread the love

Në Ligjin e ri për Amnisti do të mund të përfshihen edhe dy të dënuarit e rastit “Monstra”, Haki dhe Fejzi Aziri. Mirëpo, këtë as nuk e pranoi dhe as mohoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Ai tha se është tendencioze të përmenden emra konkret dhe se të burgosurit që do të lirohen, do të kalkulohen më vonë nga shërbimet e Ministrisë. Ai përmendi se ky ligj është i njëjti me atë të vitit 2018 që e kishte propozuar VMRO-DMNE.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

“Është ligji i njejtë si në vitin 2018, nëse vepra të tilla janë amnistuar, do të amnistohen përsëri. Ligji nuk hyn në lëndë konkrete. Ligji është i njejtë dhe ashtu do të propozohet nga ana e Ministrisë në Kuvend. Se kush do të jetë i përfshirë, do të kalkulohet më pas nga administrata. Bëjë thirrje të mos luhet me emra dhe emocione të rasteve. Prej atje nuk do të dalin akademikë, dihet se prej aty do të dalin të burgosur që kanë kryer vepra penale”.

Ministri Lloga shprehi siguri se nuk do të falen vepra penale të kryera nga persona të zgjedhur dhe emëruar.

Ai i bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë këtë ligj, duke mos e zvarritur dhe se të gjithë deputetëve do ju dhurohet nga një album me fotografi nga burgu i Idrizovës dhe nga një pasqyrë për të parë veten e tyre përballë atyre kushteve. Lloga nuk pret që ligji për amnisti të bllokohet në Kuvend sepse siç tha është ligji i njejti i 2018-tës dhe në atë mënyrë VMRO-DPMNE do të duhet ta demantoj veten.

Më tej, bëri me dije se janë kryer procedurat për burg t të ri në Idrizovë dhe beson se deri në fund të nëntorit do të filloj tenderi publik, kurse në afat prej gjashtë deri në nëntë muajsh do të vendoset edhe gurthemeli i burgut i cili do të jetë modern.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like