(VIDEO) Ivanovska: Korrupsionin e stimulon ndikimi i foto politik, mosundimi i ligjit, mungesa e ndëshkimit e mos-raportimi

by admin
Spread the love

Njerëzit në Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të mësuar me faktin se korrupsioni është një e keqe e vazhdueshme në vendin e tyre. Ky është një prej vlerësimeve të bëra nga gazeta ‘’Frankfurter Allgemeine Zeitung’’, e që ishte edhe temë e emisionit “25 Minuta” në Televizionin Shenja.

Gazeta gjermane ka shkruar se ish-kryeministri Zaev dështoi për të mbajtur premtimin për të çrrënjosur trashëgiminë e korrupsionit të paraardhësit të tij. ‘’Gruevski e mbulonte korrupsionin duke u paraqitur si nacionalist dhe patriot, ndërsa socialdemokratët në pushtet dhe partnerët e tyre nga bashkësia etnike shqiptare mbulojnë aferat duke u paraqitur si ‘pro-evropian’”, ka shkruar gazeta gjermane.

Për këto çështje, gazetarja Biljana Sekulovska  ka intervistuar Biljana Ivanovskën, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ivanovska është pyetur për deklaratën e ashpër të ambasadorit holandez, i cili deklaroi se institucionet duhet të japin llogari për paratë që morën për nismat për luftimin të korrupsionit.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

“Përsëri të kthehem te faktorët e korrupsionit. Kush janë faktorët më të mëdhenj të korrupsionit? c, mungesa e transparencës dhe e integritetit. Kjo është fotografia jonë fatkeqësisht. Fatkeqësisht kjo u bë karta jonë e identifikimit. Ambasadori holandez duke pasur përgjegjësi ndaj taksapaguesve të tij, kërkon tani përgjegjësi nga bartësit e funksioneve publike, të japin raport se çfarë kanë punuar dhe çfarë kanë bërë me ato para. Dhe mendoj se duhet të kuptonim se nuk ka vetëm justifikime”

Ivanovska ka komentuar procedurën rreth Ligjit për prejardhjen e pronës,duke theksuar se Qeveria formoi grup punues, por në fund u pranua një koncept tjetër.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

“Ne ofruam, dhamë ide për miratimin e një ligji të cilin ne mendonim që do të jap rezultate në këtë mjedis, me këta njerëz këtu, me këtë nivel të pjekurisë, të vetëdijes, të mos them gjendjes mendore. Mirëpo kjo nuk ishte e pranuar, ashtu që ne e treguam qëndrimin tonë dhe e dorëzuam në formë me shkrim. Kemi përfaqësues në grupin punues, mirëpo nuk është ajo që ishte në fillim ideja jonë”.

Ivanovka ka thënë se diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me Kodin Penal, ku nuk kajnë përfshirë sugjerimet e tyre.  /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like