Mbrëmje historike për Interin, i cili shpallët për të njëzetën herë kampion i Italisë. Një sezon i shkëlqyer nga zikaltërit që e fituan në mënyrën më të mirë të mundshme, në derbi përballë rivalëve të përjetshëm, Milanit.
Sapo gjyqtari ka vërshëllyer për mbarimin e sfidës, kampionët tashmë aktual të Seria A, kanë shpërthyer në festë. E çuditshme në fakt ishte momenti kur lojtarët bashkë me stafin teknik, treguan para tifozëve 2 kartonë, me flamurin e Italisë bashkë me numrin njëzet të stampuar në të. Edhe më gazmore bëhet situata kur festonin sikur ai karton, të ishte vërtetë trofeu i Serisë A.
MOMENTI I FESTËS (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL