(VIDEO) Inspektorati Shëndetësorë pret vendim nga ministria për të ndaluar pranimin e fëmijëve të pavaksinuar në kopshte

by admin
Spread the love

Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësorë, Renata Mlladenovska tha se Inspektoriati Shetëror Sanitar Shëndetësorë nuk ka kompetencë të kontrollojë statusin e vaksinimit të fëmijëve gjatë inspektimeve të rregullta. Siç shpjegoi ajo, që nga fillimi i epidemisë, kontrolli i statusit të vaksinimit të fëmijëve bëhet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe statusi i fëmijës kontrollohet gjatë regjistrimit të fëmijës.

RENATA MLLADENOVKSA, DREJTORESHë e INSPEKTORIATIT

“Inspektoriati Shetëror Sanitar Shëndetësorë nuk ka kompetencë të kontrollojë statusin e vaksinimit të fëmijëve gjatë inspektimeve të rregullta.  Ne kemi kompetenca që të sanksionojmë prindërit që nuk i kanë çuar fëmijët e tyre për vaksinim të rregullt. I thërrasim dhe i dënojmë prindërit, gjobat variojnë nga 300 deri në 650 euro në denarë.

Ajo sqaroi se  Inspektoriati Shetëror Sanitar Shëndetësorë do të kryejë inspektime të jashtëzakonshme dhe do të ndalojë pranimin e fëmijëve që nuk janë vaksinuar me vaksinën DITEPER, atëherë kur të pranohet rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe të merret vendimi. Drejtoresha bëri të ditur, se për muajin mars janë planifikuar kontrolle të rregullta inspektuese në të gjitha pikat e vaksinimit, pajisjet, hapësirat, nëse kanë terapi antishok, nëse mbajnë evidencë të rregullt si dhe do të kontrollohen dokumentacionet për çdo fëmijë.

Një muaj pas shpalljes së epidemisë,  Inspektoriati Shetëror Sanitar Shëndetësorë thotë se të dhënat e fëmijëve dhe prinderve dërgoheshin rregullisht nga pikat e vaksinimit dhe kanë gjobitur shumë. Sipas Mlladenovkës, disa prej prindërve kanë paguar mirëpo nuk i kanë vaksinuar fëmijët e disa të tjerë kanë përfunduar në gjykatë për shkak të mos pagesës.

Ajo shtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të kryejë aktivitet në terren dhe se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Sanitar, është në pritje të urdhrit të ministrit të Shëndetësisë, i cili duhet të përgjigjet nëse i pranon rekomandimet e Komisionit, që Inspektoriati Shetëror Sanitar Shëndetësorë të kryej inspektimet. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like