VIDEO/ I denjë për çmimin “Pushkash”, futbollisti i Juventusit shënon një gol spektakolar me thembër në fitoren e Argjentinës

by admin
Spread the love

Matias Sule ishte i impenjuar mbrëmë me Argjentinën U-23, teksa shënoi një gol kryevepër kundër Meksikës. Sulmuesi i Frosinones, i huazuar nga Juventus, ka shënuar një gol që do të bëhet ikonik.

Në Argjentinë të rinjtë “italianë” bënë një shfaqje të madhe. Skuadra U-23 e Albiceleste në fakt u takua me Meksikën U23 dhe i mposhti ata falë goditjeve të dy lojtarëve të Serisë A: Beltran i Fiorentinas dhe Sule i Frosinones.

Sulmuesi i Violës shënoi një dygolësh për të sjellë rezultatin nga 2-2 në 4-2 për Argjentinën, ndërsa anësori i Juventusit shënoi një gol spektakolar, i cili mori duartrokitje nga turma dhe përdoruesit në rrjetet sociale.

GOLI SPEKTAKOLAR I SULE

PANORAMASPORT.AL

You may also like