(VIDEO) Hapësira përreth universitetit “Nënë Tereza” e ngulfatur nga mbeturinat

by admin
Spread the love

Nga kazermë ushtarake u shndërrua në Universitet. Bëhet fjalë për Universitetin “Nënë  Tereza”, i cili konsiderohet si një ndër arritjet më të mëdha të arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Rruga që të  çon drejt këtij Universiteti është mjaftë e frekuentuar, madje edhe tejet e ngarkuar. Ekipi i  Televizionit Shenja vizitoi nga afër se si duket hapësira. Pamjet nga brenda universitetit  tregojnë një hapësirë të rregulluar të gjelbër, me ulëse për studentët dhe gjëra tjera të bukura që bien në sy.

Mirëpo, pamjet jashtë  dyerve të Universitetit e thonë të kundërtën, aty ka mbeturina të hedhura, të mbledhura në skaje, vetura të parkuara jo në rregull që krijojnë përshtypjen e kaosit. Është thjesht një pamje kontradiktore prej asaj që duket brenda oborrit të Universitetit.

Pamjet jo të mira jashtë hapësirat ua kujtojnë studentëve peripecitë që i përjetuan gjatë vjetëve sa mësuan në objekte të improvizuara. Fillimisht studentët e këtij universiteti studimet i kanë ndjekur objektet e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” dhe ndërtesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Përndryshe, më 25 dhjetor 2015 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi ligjin për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza në Shkup. Në qershor të atij viti Qeveria nxorreri  konkluzionin për konfirmimin e kuotës prej 1220 studentësh, për regjistrimin në vitin e parë të studimeve, në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2016/2017.

Aktualisht ky universitet ka mbi 4000 studentë. Funksionon me 8 fakultete dhe me mbi 30 programe studimore.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like