(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” i kërkoi dje Ahmetit largimin e Grubit

by admin
Spread the love




I ashtuquajturi Grupi i Zjarrit i kërkoi dje kryetarit të partisë Ali Ahmeti që t’i japë fund asaj që e kanë cilësuar si “sjellje arrogante dhe diletante të Ekzekutivit në krye me Artan Grubin”. Në letrën publike ata thanë se politikat e deritashme kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve të partisë.

 “GRUPI I ZJARRIT” I BDI-SË

 “Në BDI gati për dy vjet nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet partiake. Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuale. Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake. Zgjedhjet kadrovike janë shndëruarr në privilegj të individit Artan Grubi. Nuk ka llogaridhënie për punën e Qeverisë dhe programin politik gati për dy vjet”

Grupi deklaroi se koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovik tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-së, ka shkaktuar revoltë tek anëtarësia më meritore për fitoret e BDI-së në të kaluarën.

Grupi kërkoi nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzojë autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak. /SHENJA/


You may also like