(VIDEO) Grkovska pret që lista e zezë e SHBA-së të vazhdojë të zgjerohet

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska shpreson se lista e zezë amerikane do të plotësohet me emra të tjerë, ndërsa shpreh nevojën për reforma në sistemin gjyqësor. Grkovska në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se është e rëndësishme që institucionet vendase të trajtojnë rastet e korrupsionit me profesionalizëm dhe integritet, duke siguruar që personat e akuzuar për vepra të tilla të përballen me drejtësinë.

SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE

“Shpresoj se lista do të plotësohet edhe më shumë. Gjithmonë them se është ndihmë shtesë nga partnerët tanë ndërkombëtarë që t’i inkurajojmë institucionet vendase të bëjnë punën e tyre. Megjithatë, është puna jonë e brendshme, e institucioneve vendase, e gjyqësorit tonë, që t’i ngremë këto raste dhe të dëshmojmë se ka një fund dhe se dikush nga profilet e larta të akuzuar për korrupsion është vërtet përgjegjës, nëse ka kryer krim. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm për t’u përballur me këto procese”.

Zëvendës kryeministrja thotë se për shkak të mungesës së efikasitetit dhe rezultateve në sistemin gjyqësor, ekziston një opinion i gjerë publik se nuk jemi të kënaqur me rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Gërkovska vlerëson se  çështja e luftës kundër korrupsioni është kthyer në një çështje sigurie, që cënon themelet e shtetit. E pyetur nëse ndjen përgjegjësi personale duke pasur parasysh se është në postin e zëvendëskryeministrit, ajo thotë se ka bërë gjithçka që ka pas në dorë për të krijuar kushte që do të zvogëlohen  mundësitë për korrupsion.

SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE

“Ne menaxhuam strategjinë e re të transparencës që miratoi Qeveria. Ligji për konfiskimin e pasurisë është miratuar nga qeveria. Fillova procedurën për ndryshime në ligjin për masat kufizuese, të cilat do të zgjerojnë fushën e masave kufizuese për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, terrorizmin dhe kërcënimet hibride. Tani është përcaktuar se si do të procedohen rastet, në përputhje me legjislacionin ekzistues të Maqedonisë. Ne kemi propozuar masa që do të zbatohen drejtpërdrejt për personat që janë në listën e sanksioneve”.

Sipas saj qeveria nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e sistemit të drejtësisë.

Për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm, gjatë dy viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë futur në listën e zezë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulimt Sasho Mijalkov, ish zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko, biznesmenin Orce Kamçev, Ratka Kamçevaën, Sergej dhe Irina Samsonenko. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like