VIDEO/ Goli i rrallë nga mesfusha, skuadra e Xherdan Shaqirit i falet… erës

by admin
Spread the love

Një gol i rrallë vjen nga kampionati amerikan i futbollit. Bëhet fjalë për duelin e MLS-së mes Çikagos dhe Montreal që përfundoi me rezultatin 4-3, teksa goli i fitores ishte me të vërtet special, ku një kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe… era. 

Skuadra e Çikagos ku aktivizohet edhe Xherdan Shaqiri, festoi në minutën e 90+9, ku topi i harkuar nga Akosta, mori një trajetore të çuditshme për shkak të erës së fortë, duke përfunduar në rrjetë, për t’i siguruar 3 pikë të arta ekpit të Shaqirit. Një moment me të vërtet epik që është duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

You may also like