VIDEO/ Gol spektakolar me roveshatë, Kavani dhuron “show” te Boka Zhunior

by admin
Spread the love

Edison Kavani i ka magjepsur të gjithë me golin spektakolar të realizuar me roveshatë me fanellën e Boka Zhunior. Edhe pse në moshën 37-vjeçare, tregoi se në këmbët e tij ka ende shumë klas, duke rrëmbyer “skenën” në ndeshjen e Kupës së Argjentinës ndaj Central Norte.  

Në minutën e 57-të, Kavani nxori ka repertori i tij golin fantastik me roveshatë, ndërkohë që në minutën e 18-të, kishte shënuar edhe golin e avantazhit për Boka Zhunior, që triumfoi në këtë duel me rezultatin 3-0. 

edi kavani

Me vetëm 63 minuta të luajtura, Kavani shënoi dy gola dhe mori çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’ sipas FOTMOB. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

You may also like