VIDEO/ Gol në “frymën e fundit”, City triumfon përballë Tottenham në FA Cup

by admin
Spread the love

Manchester City ka arritur të fitojë në transfertë përballë Tottenham, me shifrat minimale 0-1.

“Qytetarët” e Guardiolës kanë qenë dominues në të gjithë sfidën, ku nuk i kanë lënë farë Tottenhamit hapësirë për të tentuar e rrezikuar portën e tyre.

Statistikat flasin me tone të larta, ku City dominoi në përqindje dhe në goditje drejt portës pothuajse totalisht, ndërsa “Spurs” gjetën goditjen vetëm një herë në portën e Cityt.

Pas shumë tentativave, City arriti të shënonte me anë të Ake në minutën e 88’ të sfidës, duke i dhënë kështu Manchesterit mundësinë të vazhdojë rrugëtimin në FA Cup./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin

You may also like