(VIDEO) GJYSMËHËNA E KUQE TURKE DHE “MERHAMET”, SHPËRDANË MISH KURBANI

by admin
Spread the love

Gjysmëhëna e Kuqe Turke së bashku me Organizatën Kulturore Humanitare  “Merhamet”, edhe këtë vit kanë vazhduar aksionet tradicionale humanitare të shpërndarjes së kurbaneve me rastin e festës së Kurban Bajramit, në shumë vende të Maqedonisë së Veriut. Nga Gjysmëhëna e Kuqe thanë se me këtë aksion humanitar do të ndihmojnë me mish kurbani rreth 4.000 familje në nevojë.

Janer Tanik, anëtar i Kryesisë Qëndrore të Gjysmëhënës së Kuqe në Turqi, tha se aktivitetin e tyre për therjen e kurbaneve e zhvillojnë në 21 vende të botës, me ç‘rast kanë therur 114 mijë kurbane, mishin e të cilave do t’ua shpërndajnë dy milionë e 850 mijë njerëzve.

Janer Tanik, anëtar i Kryesisë Qëndrore të Gjysmëhënës së Kuqe në Turqi

 “Sot këtu në Maqedoni po e zhvillojmë aksionin e therjes së kurbaneve. Gjysmëhëna e Kuqe Turke prej 154 vjetësh gjithë njerëzimit ia zgjatë dorën e mëshirës. Sot jemi në Shkup ndërsa dje kemi qenë në Strumicë ku kemi therë 1050 kurbane dhe mbi katër mijë familjeve u kemi dhuruar mish kurbani. Sot jemi këtu në Shkup dhe kemi therë 20 kafshë të mëdha të siguruara nga këtu, mishin e të cilave do ta shpërndajmë në 520 familje. Sot jemi këtu me zotëri Ridvan Xhaferin, drejtuesin e Shoqatës Kulturore Humanitare ‘Merhamet’. Në partneritet me këtë shoqatë do ta bëjmë shpërndarjen e këtij mishi ndaj shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj për bashkëpunimin”

Nga Organizata Humanitare Kulturore “Merhamet”, thonë se ashtu sikurse vitet e kaluara edhe këtë vit së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe Turke do të shpërndajnë mish kurbani, me të cilin do të arrijnë të ndihmojnë një numër jashtëzakonisht të madh të familjeve në nevojë.

Ridvan Xhaferi, kryetar i OKH Merhamet  05:47-06:36

“Ne si organizatë kulturore humanitare “Mehramet” vite me radhë bashkëpunojmë me Gjysmëhënën e Kuqe të Turqisë në projekte të ndryshme, e në veçanti me projektin e Kurban Bajramit. Ne jemi shumë falënderues për shtetin e Turqisë, dhe gjithashtu Gjysmëhënën e Kuqe të Turqisë, që i del në krah gjithmonë popullit tonë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe gjatë kësaj feste falënderojmë delegacionin që ka arritur nga Turqia që bashkërisht me organizatën “Merhamet” të bëjmë shpërndarjen e mishit të krubanit për familje të cilat kanë nevojë”

Këto dy organizata humanitare tani më tradicionalisht për vite me radhë me rastin e festës së Kurban Bajramit, zhvillojnë aksione humanitare, me ç‘rast ndihmojnë shumë familje me mundësi të pakta ekonomike. Nga atje theksojnë se edhe në festat e ardhshme do të vazhdojnë traditën e tyre për të ndihmuar familjet në nevojë.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like